Transmetuar më 19-03-2018, 10:17

“Miss Bum Bum”, Erika Canel ka paditur yllin e futbollit Cristiano Ronaldo me pretendimin se e ka ngacmuar seksualisht dhe poshtëruar pas ndarjes.

Mbretëresha e bukurisë braziliane, është shprehur se sulmuesi i ka dërguar mesazhe “ofenduese dhe fyese” kur ajo i dha fund marrëdhënies së tyre 2 mujore, pas mori vesh se ai kishte të dashur.

Ish-fituesja e konkursit të të pasmeve më të bukura, 25 vjeçe, shprehet se ylli i Real Madrid donte ti shkatërronte jetën asaj. “Nuk haja, nuk flija dhe nuk doja të dilja më nga shtëpia”, tha ajo për The Sun.

Avokatët e ish-Missit kanë ngritur padi kundër sulmuesit dhe do kërkojnë dëmshpërblim me pretendimin se veprimet e tij ishin poshtëruese dhe kanë ndikuar thellësisht në gjendjen emocionale të Canel.

Ajo mori titullin më të mirë në fund të nëntorit, ndërsa ndau mesazhet e saj intime me The Sun këtë të dielë dhe pranoi se: "Takimi me Cristian fillimisht do të ishte një ëndërr e vërtetë. Ai është një njeri që unë gjithmonë e doja. Mendova se ai do të ishte më i interesuar për modelet e tipit Barbie. Unë kurrë nuk e imagjinoja se do të donte një grua braziliane me një fundshpine të madhe si unë”./b.l/noa.al/