Transmetuar më 19-03-2018, 08:45

Disa fotografi të mahnitshme kanë qarkulluar në internet ku shfaqet një infermiere mami e cila asiston në lindjen e bebes së saj. Emilia Dial nga Kentucky, SHBA, kishte ndihmuar shumë lindje gjatë viteve të saj si mami.

Për fat të keq, përvoja e saj e parë me amësinë përfundoi me trishtim disa vjet më parë, kur ajo humbi një djalë pas një lindje të planifikuar.

Ndërsa këtë herë mamia Emily Dial dëshironte që kjo përvojë të ishte e veçantë, kështu që ajo kërkoi një mike fotografe Sarah Hill për të dokumentuar momentin.

Emily, nuk kishte ndërmend që një prerje cezariane ta ndalonte atë që të sillte vetë në jetë fëmijën e saj. Imazhet e kësaj ngjarjeje të rrallë u postuan nga fotografia Sarah Hill, e cila e konsideroi atë ditë si më të pabesueshmen e jetës së saj.

“E mrekullueshmja Emily Dial jo vetëm që iu nënshtrua një ndërhyrjeje cezariane, por ajo e nxori beben vetë nga barku i saj. Ishte kaq e pabesueshme”, shkroi ajo në Facebook ndërsa shtoi: “Të thuash që është e mrekullueshme, është e pamjaftueshme për të”. /b.l/noa.al/