Transmetuar më 19-03-2018, 08:10

Anthony Favours nga Nju Jorku, ka gjetur një mundësi atraktive për të ushqyer të bijën, kur gruaja tij është në punë.  Meqenëse vajza nëntë-muajshe, nuk dëshiron të pi nga shishja, 31-vjeçari e ka fshehur atë pas një vrime në bluzë. 

“Dëshironte të pinte vetëm nga gjiri i nënës dhe qante pa pushim, derisa u bëra pak kreativ”, ka thënë Favours.

Bashkëshortja tij 25-vjeçare, që ka një sallon bukurie me të cilin mban familjen, është dashur të dilte në punë, vetëm pesë muaj pasi kishte lindur. Tani ajo del e qetë, pasi të ketë mbushur shishen me qumështin e gjirit dhe vogëlushja ushqehet pa problem, fal improvizimit të babait. 

Anthony tha se kur ai u përpoq të ushqente me “gji” foshnjën  tyre,  Lily’ahna ishte “pak e dyshimtë”, por pasi ai bëri këtë improvizim dhe vuri re se fëmija konsumoi qumështin dhe nuk qante më, tashmë ajo është e bindur dhe e qetë kur largohet nga shtëpia, ndërsa babait të ri i duhet ta përdorë këtë improvizim gjithë kohës kur bebja kërkon të pi.

“Në fillim ajo ishte vërtet e hutuar, por pasi derdhja pak qumësht ajo kuptoi se çfarë ishte dhe filloi të pinte. Ajo absolutisht e donte atë dhe kjo e bëri me të vërtetë të lumtur. Ajo shkoi drejt gjumit. U lehtësova aq shumë saqë kisha realizuar diçka. U ndjeva si babai më i mirë në të gjithë botën”, tha Anthony.

Tashmë ai ka ndarë një video të mashtrimit të tij në mediat sociale ku ushqen të bijën me qumësht, ndërsa ajo është bërë menjëherë virale, me gati 200,000 klikime deri tani./b.l/noa.al/