Transmetuar më 19-03-2018, 07:27

Pagjumësia për shumë kohë mendohej si çrregullim me pasojë depresionin. Kjo mund të përfshijë vështirësinë për t’ju zënë gjumi, zgjimet e hershme gjatë natës ose zgjimet në mëngjes më shpejt seç kishit shpresuar.

Kjo mund t’u duket me vend atyre që kanë pasur eksperienca të depresionit, për shkak të disa arsyeve, të cilat mund të kenë qenë ngjarje të dhimbshme në jetë dhe më pas janë bërë shkak për pagjumësinë.

Një zbulim ka treguar tek personat e rritur me probleme pagjumësie, ka shumë shanse të kenë përjetuar ankthin dhe depresionin që herët në jetë. Kjo për shkak se janë më pak të aftë t’i mbajnë larg mendimet negative dhe të qëndrojnë larg emocioneve negative sesa ata të cilët mjaftohen me gjumë.

Studimi i publikuar në “Journal of Behaviour Therapy and Experimental Psychiatry”, ka analizuar 52 të rritur të cilët kanë qenë të diagnostikuar me mendime të vazhdueshme negative, gjë e cila shkakton mërzinë, ankthin dhe stresin.

Pas eksperimenteve dhe analizave të shumta, rezultatet treguan se mungesa e gjumit më pak se tetë orë gjatë natës, i bën njerëzit të shpenzojnë më shumë kohë duke u përqendruar në gjëra negative.

Hulumtuesit tani janë duke kryer studime më të hollësishme për të parë se si gjumi kontribuon në çrregullimet psikologjike, duke shpresuar se në të ardhmen ankthi dhe depresioni mund të trajtohen duke bërë gjumë më të mirë.

Pasi ndodh që kur kalojmë disa orë pa gjumë ka më shumë të ngjarë që të sillemi keq me personat rreth nesh dhe të reagojmë në mënyrë impulsive ndaj situatave delikate./b.l/noa.al/