Transmetuar më 18-03-2018, 19:32

Vladimir Putin fiton me një rezultat të thellë garën për President të Rusisë sipas rezultateve të Exit Poll-it.

Ai mendohet të ketë siguruar 73.9 % të votave. Ky projeksion u sigurua pas intervistimit të rreth 160 mijë personave jashtë qendrave të votimit nga “Vtsiom”.

Nga personat e intervistuar 55 % ishin burra dhe 45% gra shkruan NOA.

Në vendin e dytë pas Putin renditet kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinin me 11.2 %. Nacionalisti Vladimir Zhirinovsky mendohet të ketë marrë rreth 6.7 % të votave.

Më pas renditen Ksenia Sobchak me 2.5 %, Grigory Yavlinski me 1,6%, Boris Titov me 1,1%, Serghei Baburin  me 1% dhe Maxim Suraikin me 0,8%. /a.m./noa.al/