Transmetuar më 18-03-2018, 18:53

Përmbytjet në zonën e Shkodrës kanë përplasur së fundi kryebashkiaken e djathtë Voltana Ademi me mazhorancën. Ajo ka kritikuar qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës.

Por pas stuhisë së një dite më parë, e cila krijoi grumbuj mbetjesh, drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër, Ditmir Bushati ka reaguar me ironi ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi.

Bushati shkruan se natyra po e ndihmon Bashkinë duke ia grumbulluar vetë mbetjet.

Ai thotë më tej se vendi ka nevojë për punë dhe jo për llogje partiake.

“Kur natyra ‘ndihmon’ Bashkinë Shkodër duke i grumbulluar mbetjet. SHkodra ka nevojë për një Bashki që i shërben qytetarëve e jo për polemika boshe pa kurrëfarë përmbajtje! Për një Bashki që punon e nuk vegjeton! Për një Bashki që përqafon progresin e zhvillimin e jo militantizmin politik përjashtues që nuk i krijon mundësi Shkodrës të çlirojë energji positive”, shkruan Bushati./a.m./noa.al/