Transmetuar më 18-03-2018, 18:12

Programi bërthamor i Koresë së Veriut  ka rritur së tepërmi shqetësimin në Perëndim.

Sipas disa raporteve të fundit, raketat balistike koreane që mund të mbajnë mbushje bërthamore arrijnë deri në Evropën Qëndrore.

Informacionet janë bërë publike nga zëvendësdrejtori i Shërbimit Federal Inteligjent Gjerman (BND) Ole Diehl.

Ai ka thënë para deputetëve gjermanë se raketat e Koresë së Veriut tani janë në gjendje të mbajnë armatim bërthamor dhe se mund të arrijnë deri në Gjermani.

Gazeta “Bild am Sondag”, shkruan se këto informacione për deputetët janë dhënë në një takim me dyer të mbyllura.

Diehl ka deklaruar më tej se BND i sheh bisedimet mes dy Koreve si shenjë pozitive./a.m./noa.al/