Transmetuar më 18-03-2018, 17:58

Kemi dëgjuar shpesh për të mirat e qelizave staminale. Një dëshmi vjen pas trajtimit të dy grave të cilat vuanin menopoauzën e parakohshme.

Pas një terapie me injektimin e qelizave staminale, grave jo vetëm që iu lehtësuan simptomat e menopoauzës, por atyre ju rikthyen ciklet menstruale.

Terapia u realizua nga hulumtuesit e Universitetit të Ilinoisit në Chikago.

Terapia mundësoi që vezoret e dy grave të riaktivizoheshin siç shkruan TGcom pas 6 muajsh nga nisja e ndërhyrjes.

Qelizat staminale janë marrë nga të njëjtat gra dhe janë injektuar në vezoret e tyre përmes një teknike inovative shkruan NOA.

"Niveli i tyre i estrogjenit u rrit tre muaj pas injektimeve dhe efekti zgjati për të paktën një vit", thotë koordinatori i studimit Ayman Al-Hendy. Qelizat e përdorura ishin nxjerrë nga palca e eshtrave të të njëjtave paciente dhe u injektuan direkt në vetëm një nga dy vezoret, ndërsa tjetra është përdorur si një test kontrolli.

Grupi i mjekëve pritet të zhvillojë terapinë edhe te 33 gra të tjera pas suksesit të arritur./a.m./noa.al/