Transmetuar më 18-03-2018, 17:33

Skuadra e Milanit vijon të mos ndalojë me paraqitjet pozitive në “Serië A” italiane.

Gjatë pasdites së sotme, kuqezinjtë fituan në “San Siro” përballë Chievos me rezultatin 3-2.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi në kampionat për kuqezinjtë duke marrë kështu tre pikë me vlerë për të prerë nëj biletë në Ligën e Kampioneve.

Golat për Milanin u shënuan nga Calhanoglu 10’, Cutrone 52’ dhe Silva 82’.

Për Chievon golat u shënuan nga Stepinski 33’ dhe Inglese 34’.

Në fund të takimit skuadra e Milanit humbi edhe një 11-metërsh nëpërmjet Kessie.

Pas kësaj fitoreje Milani pozicionohet në vendin e gjashtë me 50 pikë, 5 më pak se Interi që ndodhet në vendin e katërt./a.k/noa.al/