Transmetuar më 18-03-2018, 17:17

Do të duhej të ishte një festë fetare, por të rinjtë kanë zgjedhur mënyrën e tyre se si e kremtojnë këtë ditë.

Në Sidnej të Australisë është festuar dita e “Shën Patrikut”. Të rinjtë e kanë tepruar duke konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe duke kryer nëpër rrugë skena perverse.

Mediat vendase kanë shpërndarë disa foto nga skenat e pahijshme ku të rinjtë e dehur duket teksa flenë rrugëve.

Festa e “Shën Patrikut” është një festë fetare irlandeze dhe kremtoht më 17 Mars, ditën e ndarjes nga jeta të shënjtorit më të njohur atje. Kjo festë duket se ka kaluar kufijtë./a.m./noa.al