Transmetuar më 18-03-2018, 16:43

Një skandal i përmasave të mëdha po trajtohet në mediat belge dhe ato kosovare. Bëhet fjalë për eksportin e një sasie të madhe mishi të skaduar nga Belgjika në Kosovë.

Në muajin Gusht të vitit të shkuar, plot 20 tonë mish u konfiskua nga Agjencia e Ushqimit në Kosovë pasi kishte thuaje një muaj që kishte skaduar. “Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës.

Kompania “Vanlommel” reagoi dhe tha se bëhej fjalë për një gabim njerëzor, dhe se nuk kishte synim shitjen e mishit të prishur.

Por sipas asaj që shkruajnë mediat belge, sasi e mishi të prishur kanë mbërritur edhe në kufirin shqiptar, por nuk saktësohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën sasi që u sekuestrua nga Kosova apo për ngarkesë tjetër./a.m./noa.al/