Transmetuar më 18-03-2018, 16:06

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Notingham të Britanisë ku një vajzë italiane me origjinë egjiptiane u gjet e vdekur.

Në lidhje me vrasjen e Mariam Moustafa, janë arrestuar një grup vajzash britanike të cilat e kanë dhunuar për motive raciste.

Sipas policisë britanike, ajo u gjet e vdekur në një stacion autobusësh.

Por, në fakt dhuna ndaj saj ka nisur që kur ajo ndodhej brenda autobusit. Në një video të publikuar, shfaqen momentet kur vajza qëndorn e vetme në fund të autobusit, dhe grupi fillon ta shajë dhe godasë.

Dhuna me sa duket ka vijar edhe jashtë autobusit derisa vajza ka humbur jetën.

Kompania e autobusëve ka deklaruar se shoferi i autobusit ka ndërhyrë kur pa episodet e dhunës, duke mos lejuar të vajza të goditej.

Por, goditjet në stacion ihsin fatale për të./a.m./noa.al/