Transmetuar më 18-03-2018, 15:11

Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga vranësira dhe shira të dobët dhe mesatarë por shira deri intensivë priten gjatë ditës në ekstremin Verior dhe zonat Jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin rritje të lehtë në vlerat termike të mëngjesit dhe orëve të mesditës duke shënuar maksimalisht 21°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 3 – 4 ballë.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe Europa Juglindore mbeten me rrebeshe shiu dhe stuhi të shpeshta ere. Po ashtu, vranësira të dendura por reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në disa zona të Europës Qendrore dhe Ballkanit Verior.

Ndërsa alternime kthjellimesh e vranësira të shpeshta do të ketë në Europën Veriore dhe pjesërisht në Qendër dhe Lindje të kontinentit./b.l/noa.al/