Transmetuar më 18-03-2018, 13:06

Ndeshja e futbollit në kroaci mes Lokomotiv Zagreb dhe Inter Zapresic ka shënuar një rekord tejet negativ sa i përket numrin të spektatorëve.

Nuk bëhet fjalë për një numër të lartë tifozësh, por e kundërta.

Lokomotiva e Zagrebit nuk është në një situatë aspak komode në renditje dhe kjo u duk edhe tek numri i tifozëve në shkallët e stadiumit. Në këtë ndeshje u kap një rekord negativ pasi vetëm 27 spektatorë e ndoqën direkt.

Ndeshja mbaroi 2:3 në favor të miqve.

Kjo ndeshje thye rekordin negativ të shënuar në vitin 2011-të, kur në stadiumin “Maksimir” u zhvillua mbajt sfida Lokomotiva – Zara.

Në atë ndeshje ishin të pranishëm vetëm 67 tifozë./m.sh/noa.al/