Transmetuar më 18-03-2018, 12:40

Jo vetëm në Shqipëri ka skena nga më qesharaket në futboll. Një video aspak e zakonshme vjen nga kampionati i dytë francez.

Gjatë një aksioni në ndeshjen Queville-Okser, dy lojtarë të Okserit kanë lënë ndeshjen dhe kanë filluar të grushtohen me njëri-tjetrin.

Ishte minuta e 81’ kur dy shokët e skuadrës filluan të ziheshin me grushte mes tyre në mesin e fushës.

 Arbitri francez, Mokhtari u afrua menjëherë për të ndarë lojtarët duke i nxjerrë edhe me karton të kuq.

Ndeshja përfundoi 4-1 për Queville, ndërsa lojtarët e Okserit pritet të marrin një dënim shembullor nga klubi dhe Federata./m.sh/noa.al/