Transmetuar më 18-03-2018, 12:14

Duke qenë se në Shqipëri janë transmetuar shumë seriale turke ku ai është protagonist kryesor, publiku ka arritur ta shohë Kivanç Tatlitug me pamje të ndryshme.

Projekti i tij i fundit ishte filmi "Hadi Be Oglum" ose "Hajde biri im", i cilësuar si një nga projektet më të mirë të këtij viti.

Së fundmi ai është fotografuar në një qendër tregtare, me një look ndryshe nga herët e tjera që bëri të komentohej nga portalet si ndonjë projekt i ri. Këtë herë ka vendosur të ketë mjekër e jo mustaqe, gjë që e bën të duket tepër serioz dhe shumë i pashëm.

Fansat e tij kanë kuptuar se ky ndryshim është në saj të ndonjë projekti të ri, pasi ai kështu vepron gjithmonë në rolet e reja që i caktohen, ndryshon look-un, me qëllim të përshtatet më tepër me personazhin.

Së bashku me gruan, Basak Dizer ata janë parë duke drekuar në një restorant luksoz dhe më pas kanë bërë disa blerje në një qendër tregtare.

Mediat turke shkruajnë se Kivanç ka biseduar për një projekt të ri, ndërsa vetë aktori i pyetur nga gazetarët u përgjigj: "Mund të jetë një film ose një serial"./b.l/noa.al/