Transmetuar më 17-03-2018, 21:23

Ka marrë dhenë në Parga të Greqisë, lajmi se një djalosh shqiptar u bë dashnori i gruas së shefit të tij. E kjo ka ndodhur tamam si në serialin e famshëm “Dashuria erdhi prej së largu”.

Kështu, 34-vjeçari shqiptar, veproi pikërisht si Kosta Sommer në serialin e njohur grek, duke u lidhur me gruan e punëdhënësit të tij.

Gazetarja Maria Meimari në raportin e saj për gazetën e Athinës “Espresso”, shkruan se fakti është kthyer në lajmin e ditës në zonën ku ndodhi, duke u komentuar në mënyra nga më të ndryshmet, citon noa.al.

Në telenovelën e nisur që prej vitit 2001, në qendër të veprës së skenaristit … është Vasiliki, një grua e re dhe shumë e bukur e cila ishte e martuar me një burrë goxha më të madh në moshë, por ndër biznesmenët më të fuqishëm të Thesalisë.

Kur nisi zhgënjimi në çift, pasi nuk mund të kishin fëmijë, Vasiliki, e interpretuar nga aktorja greke Lina Sakka, u tundua nga Ilia, një djalosh nga Shqipëria i cili punonte për burrin e saj.

Mes bukuroshes dhe Ilias, që interpretohet nga Kosta Sommer, nisi një dashuri e ndaluar që vazhdoi kaq fort, sa Vasiliki e ndau mendjen që të ndahej nga burri pasanik grek, për dashnorin shqiptar.

Kjo histori rozë, që në fakt ishte vetëm telenovelë, u konkretizua në jetën reale, në Parga ku edhe u zbulua këto ditë, raporton noa.al, duke cituar shkrimin e gazetares greke.

Një grua 40-vjeçare helene, e martuar me një biznesmen pasanik grek, u tundua dhe ra në dashuri me djaloshin 34-vjeçar shqiptar që punonte në biznesin e bashkëshortit të saj.

Lidhja u shndërrua në seks të rregullt, aq sa një ditë, burri i kapi mat në krahët e njëri-tjetrit, pikërisht në sallonin e shtëpisë së çiftit.

Zbulimi erdhi kur i riu shqiptar e telefonoi shefin e vet duke i thënë se nuk do të shkonte në punë se ishte i biri sëmurë.

Pak minuta më vonë, 54-vjeçarin e telefonon dhe fqinji i tij, i cili i pohon se në shtëpi i hyri një djalë rreth të tridhjetave.

Burri u largua nga puna duke u kthyer në shtëpi për të parë kush ishte personi që kishte hyrë atje.

Me të hapur derën, në dhomën e ndenjes u përball me të shoqen duke bërë seks pasionant me punëtorin e tij shqiptar.

I nxehur keq nga skena që pa, 54-vjeçari nisi të rrihte të riun shqiptar dhe gruan e tij. Më tej, mblodhi plaçkat dhe iku nga shtëpia. Kjo çoi në hetime policore dhe zbulimin e ngjarjes për të gjithë zonën në Parga ku ata jetonin. /noa.al/