Transmetuar më 17-03-2018, 18:07

Thonë që qeni është besni ndaj të zotit, por ky rast bën përjashtim dhe duhet ta mendojmë dy herë një gjë të tillë.

Një burrë e pësoi keq kur katër qentë iu sulën dhe filluan ta kafshojnë si të tërbuar në një rrugicë të Kinës.

Ai kishte dalë me katër qentë e tij për të bërë një shëtitje, por që për fat të keq përfundoi i gjakosur në pjesë të ndryshme të trupit.

Me gjithë tentativën për t’i shpëtuar dhëmbëve të qenve, e pati të pamundur.

Është dashur ndërhyrja me shkop e një kalimtari që burri të shpëtonte dhe të largohej me disa dëmtime në trup. /k.k/noa.al/