Transmetuar më 17-03-2018, 17:40

Një anije me 20 emigrantë është fundosur në det duke lënë 14 persona të mbytur deri më tani.

Tragjedia është regjistruar në ujërat e detit egje, sipas të dhënave nga mediat e Greqisë.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Turqia për në Greqi. Tre persona, dy gra dhe një burrë, kanë arritur të notojnë deri në bregdet dhe kanë njoftuar autoritetet për fundosjen e anijes.

Katërmbëdhjetë trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji, ndërsa po punohet për të rënë në gjurmët e të tjerëve.

Personat që kanë shpëtuar u kanë thënë autoriteteve se ata po udhëtonin me një anije druri, në të cilën besohet se kanë qenë 21 persona. /k.k/noa.al/