Transmetuar më 17-03-2018, 15:53

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në disa qytete të Shqipërisë, sidomos në ato bregdetare, era e fortë ka shkakuar dëme të shumta materiale.

Së fundmi, moti i keq në Kuçovë ka rrëzuar disa pemë, të cilat kanë rënë mbi telat e elektrikut. Për pasojë ka pasur keputje të telave dhe mungesë energjie në disa zona.

Po ashtu, edhe në Vlorë është raportuar për një situatë të pazakonte, ku pemët kanë rënë sipër makinave.  Edhe banderolat në rrugë kanë rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve.

Por, rasti më i rëndë u regjistrua në lagjen “28 nëntori”, ku si pasojë e erës së fortë vetrata e xhamit të një pallati u shkëput dhe i ra në kokë një 67-vjeçari.

Ky i fundit humbi jetë në spitalin e qytetit bregdetar. /k.k/noa.al/