Transmetuar më 17-03-2018, 14:11

Jo vetëm shtëpi dhe pallate, por në këtë vend vlejnë edhe varret shumë. Një biznesmen francez ka paguar 350 mijë euro, për të patur një nga pesë varret monumentale të nxjerra ën shitje nga komuna e San Michele, në Venezia të Italisë.

Bëhet fjalë për kapelën Salviati, tashmë Vacher, e cila ndodhet në hyrje të varrezave historike të ndërtuara në shekullin e XI.

Bëhet fjalë për një varr 18 metra katrorë, i cili dëshirohej me çdo kusht nga biznesmeni.

Komuna me paratë e siguruara ka lajmëruar se do të sistemojë varrezat e qytetarëve, ndërkohë që janë në prag shitje dhe katër të tjera, shkruan noa.al.

Varri u ble nga Dominique Vacher, drejtor i përgjithshëm i shtëpisë farmaceutike “Laboratoires Genevrier Sas”, i cili ofroi 350.153,48 euro, duke kaluar me 35 mijë euro, ofertën bazë të ankandit.

“Venezia është bërë vendi jonë i jetës, sa që tashmë duam të qëndrojmë në përjetësi në qetësinë e San Michelle”, deklaroi Vacher. /a.y/noa.al