Transmetuar më 17-03-2018, 14:01

Tiranë, NOA.al- Moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë të dobët në territor por shira mesatarë në Veri dhe Qendër. Sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen mesatarisht 4°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20°C.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3-4 ballë.

Europa

Europa Jugore dhe pjesërisht zonat Qendrore të Europës mbeten me reshje të dendura ku rrebeshe shiu priten në Juglindje të kontinentit.

Por vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta Veriu dhe pjesërisht Qendra e Europës. /a.y/noa.al