Transmetuar më 17-03-2018, 13:27

Një zbutës gjarpërinjsh e pësoi keq nga një gjarpër kobra, me të cilin po punonte për ta trajnuar. Gjarpri e kafshoi, duke bërë që ai të gjejë vdekjen.

Abu Zarin Hussin, ishte një zbutës i njohur gjarpërinjsh në Malajzi dhe për shkak të aftësive të tij, kishte fituar famë dhe në Europë.

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të enjte, në banesën e tij në Bentong të Malajzisë.

Abu Zarin Hussin kishte marrë pjesë edhe në programin televiziv “Asia’s Got Talent”, ku kishte sfiduar rrezikun duke u puthur me një gjarpër.

Po ashtu dy vite më parë, ai bëri bujë në media, pasi deklaroi se ishte martuar me një gjarpër. /a.y/noa.al