Transmetuar më 17-03-2018, 11:41

Mbajtja e qenit në krahë për të kapërcyer ankthin e provimeve? Kjo është një teknikë anti-stres, e konsoliduar tashmë. “Pet therapy” ose terapia e qenit, është një mënyrë efikase për të kaluar pa frikë provimet e universitetit.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i Universitetit të British Columbia në Vancouver të Kanadasë i publikuar në revistën “Stress and Health”.

Në studim u përfshinë 246 studentë, të cilët kaluan një periudhë kohe me qenë para provimit. Të rinjtë u lanë të lirë të ndërveprojnë me maksimumi 12 këlyshë, ndërkohë që u ftuan të vepronin lirisht me maksimumi 12 këlyshë, shkruan noa.al.

Ata u ftuan të plotësojnë pyetësorë pas terapisë me këlyshët dhe sërish pas 10 orësh.

Studiuesit kanë zbuluar se niveli i stresit bie me 45% pas qëndrimit me qentë, ndërkohë që ndjesia se ishin me më shumë energji u rrit me 37% ndërkohë që lumturia me 27%.

Drejtuesi i studimit Stanley Coren, tha se, “Rezultatet janë të dukshme. Kjo mënyrë siguron një sërë dobish, kështu që mendohet se kjo terapi ndikon veçanërisht në periudha shumë stresuese, si para provimit”. /a.y/noa.al