Transmetuar më 17-03-2018, 08:47

“Një imazh që tregon më shumë se një mijë fjalë. Në të shihen babë e bir mes mijëra civilëve që këtë javë braktisën vendbanimet e tyre në Hamouria, në Ghouta të Sirisë”, thotë Unicef.

Organizata e cila ndjek nga afër ngjarjet dramatike në Siri, shton se të arratisurve iu ofruan ndihma si ushqim dhe veshje.

Por fotografia e vogëlushit në valixhe, pritet të bëhet simbol i largimit masiv.

Në pak orë fotografia u përhap me shpejtësi të madhe në rrjetet sociale.

Sakaq në galeri gjeni disa nga pamjet e eksodit masiv të banorëve të Ghouta, të cilët largohen nga zona e luftës. /a.y/noa.al