Transmetuar më 16-03-2018, 23:19

Një grua ka vdekur pasi u rrëzua nga dalja emergjente e një avioni, përpara se udhëtarët të hipnin në të.

Gruaja vdiq një ditë pas incidentit në një Boeing 777 të Emirateve, në Aeroportin Ndërkombëtar të Entebbe në Ugandë.

Ajo ishte duke u përgatitur për t’u kthyer në Dubai, në orën 3:25, të mërkurën.

Dëshmitarët raportohet se e kanë parë atë duke mbajtur një shishe qelqi nën mjekrën e saj, duke aluduar në teori se ka vrarë veten.

Një dëshmitar i tha Daily Monitor se gjunjët e saj u thyen dhe trupi u pre me xhama të thyer nga shishja me të cilën kërceu.

Një zëdhënës i Emirateve tha: Një anëtar i ekuipazhit tonë të kabinës fatkeqësisht ra nga një derë e hapur. personi u soll në spital, por humbi jetën pak çaste më vonë.