Transmetuar më 16-03-2018, 22:08

Pas refuzimeve në masë nga Gjermania, tashmë shqiptarët kanë gjetur një destinacion të ri për të kërkuar azil, Greqinë.

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Emigracionit në Greqi, në vitin 2017 kishte rritje të ndjeshme të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë.

Po të kemi parasysh, kjo vjen në një kohë kur shqiptarët humbën shpresat nga Gjermania që nisi deportimet në masë.

Të dhënat tregojnë se në Greqi në vitin 2017, kërkuan azil 2450 qytetarë shqiptarë, një shifër kjo mjaft e lartë po të krahasohet me vitin 2013, kur ishin vetëm 419 kërkesa të tilla.

Sipas të dhënave shqiptarët renditen pas sirianëve, pakistanezëve, afaganëve dhe irakianëve sa i takon kërkesave për azil në shtetin helen. Nga 2450 kërkesa, vetëm 1504 i kaluan procedurat e para të përzgjedhjes. Në 5 vitet e fundit vetëm 8 shqiptarë kanë përfituar azil në Greqi.

Në dy muajt e parë të vitit 2018 janë paraqitur plot 460 kërkesa nga shqiptarët për azil./a.m./noa.al/