Transmetuar më 16-03-2018, 21:09

Nëse femrat janë prekur nga sëmundja e klamidias, ato rrezikojnë dyfish të preken edhe nga kanceri i qafës së mitrës. Shkaktar i klamidias është bakteria e quajtur Chlamydia Trachomatis.

Referuar një studimi të kryer së fundi i cili do të prezantohet në detaje në konferencën e Shoqërisë Amerikane për Studime të Kancerit, rezulton se komplikimet deri në kancer  lidhen ngushtë me një nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme.

Ky konkluzion u arrit edhe pasi prej vitesh janë verifikuar pasojat që sjellin infeksionet HPV si dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, të cilat dihet se rrisin rrezikun për kancer të qafës së mitrës.

Por në studim nuk është zbuluar raporti i rrezikut me kohën kur pacienti e ka marrë këtë sëmundje./a.m./noa.al/