Transmetuar më 16-03-2018, 20:50

Mrekullitë thonë se ndodhin rrallë, dhe ndoshta kjo është njëra prej tyre.

Një burrë ka shpëtuar nga një ngjarje sa e rëndë, aq edhe e çuditshme, kur një shufër e gjatë herkuri iu fut në organin gjenital, dhe depërtoi në të gjithë trupin, deri te qafa.

Ngjarja ka ndodhur në Indi, me një punëtor ndërtimi, i cili për fatin e tij të mirë ia doli të shpëtojë.

Mjekët kanë ndërhyrë me urgjencë duke i shpëtuar jetën 33-vjeçarit, i quajtur Salim Shejh, i cili po punonte në katin e parë të një ndërtese të re, kur rrëshqiti dhe ra mbi një grumbull shufrash hekuri.

Njëra prej tyre depërtoi nëpër të gjithë gjatësinë e trupit të tij dhe doli në pjesën e qafës.

Skaneri ka zbuluar se shufra kishte shpuar zorrët e holla, atë të trashë, mëlçinë, diafragmën dhe mushkëritë, por në mënyrë të pazakontë ka arritur të mbijetojë.

Operacioni zgjati rreth 5 orë për t’i qepur pjesën më të madhe të organeve. /k.k/noa.al/