Transmetuar më 16-03-2018, 20:30

Një grua pësoi një gotitje të rëndë në tru, pasi qëndroi duke luajtur në telefon për 20 orë më radhë.

Ajo ishte duke udhëtuar me tren dhe e pa këtë si mundësi të mirë për të kaluar kohën, pa e ditur se do t’i mpiksej gjaku në tru.

Gruaja po udhëtonte nga shtëpia e saj në Provincën Henan të Kinës Qendrore, në qytetin e Guangzhou.

47-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, në fund të rrugëtimit nuk ishte në gjendje të fliste apo të lëvizte.

Kur zbriti nga treni asaj i ra të fikët. Pas ekzaminimeve mjekët zbuluan se gruas iu ishte mpiksur gjaku në tru.

Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe u zbulua se grimcat e mpikjes së gjakut ishin jashtëzakonisht shumë të mëdha.

"Ne morëm shumë grimca të gjakut, pothuajse dy centimetra, që është dyfishi i asaj që pacientët zakonisht kanë”, tha neurologu Meng Heng për mediat lokale.

"Ajo ka qëndruar në të njëjtin pozicion për një kohë shumë të gjatë, gjë që ka ngjeshur enët e gjakur në anën e djathtë të qafës së saj", shtoi ai.

Pas operacionit, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sërish qëndron me telefon në dorë edhe në krevatin e spitalit. /k.k/noa.al/