Transmetuar më 16-03-2018, 18:32

-Thuhet se seksi është si ti japësh biçikletës, edhe pse mund të mos i japësh për shumë kohë, nuk harrohet sigurisht teknika. Por nëse nuk bëni seks për një kohë të gjatë, mund të ulet vetëbesimi, i cili transformohet në frikë se nuk je shumë i zoti apo e zonja në shtrat. Pikërisht njëlloj si frika se mos bini nga biçikleta.

-Nuk ka oksitocinë, kështu që do të ndiheni më të trishtuar dhe acaruar. Oksitocina është hormoni i lumturisë, i cili çlirohet në dy raste të veçanta. I pari është gjatë lindjes, pas shumë dhimbjeje që pëson femra, kur vjen piku i lumturisë. Momenti i dytë ndodh gjatë seksit, në kulmin e kënaqësisë seksuale.

-Rrezikohet raporti në çift. Mund ta mohojmë sa të duam, por seksi i bën mirë çiftit. Intimiteti luan një rol të rëndësishëm në një lidhje, pasi i afron më shumë partnerët dhe rrit besimin mes tyre. Duke mos bërë dashuri, partnerët bëhen gjithnjë e më të huaj dhe të largët dhe dashuria, është e destinuar që të përfundojë. Thënë ndryshe sa më shumë seks, aq më shumë rritet vetëbesimi.

-Humbet përqendrimi. Thuhet se ndodh kryesisht tek meshkujt, por kjo gjë vlen për të dyja gjinitë. Në rastet e raporteve të shpeshta seksuale, përqendrimi është më i madh, shkruan noa.al, ashtu sikundër dhe aktiviteti ynë intelektual

-Pasoja në trup. Raporti seksual është njëlloj si palestra. Kur ndalohet së bëri seks, muskujt nuk janë më aq të formuar, kështu që rrezikohet mungesa e kënaqësisë. /a.y/noa.al