Transmetuar më 16-03-2018, 18:23

Në videon që shihni më poshtë të filmuar nga marina britanike, shfaqet nëndetësja HMS Trenchan duke dalë nga thellësia e Detit të Ngrirë.

Fuqia e nëndetëses thyen pllakën e akullit, ndërsa më tej del pjesërisht në sipërfaqe.

Nëndetësja po bënte një sërë stërvitjesh për të testuar fuqinë e saj në kushte klimatike të paparashikueshme, shkruan noa.al.

Por pamjet tregojnë se stërvitja rezultoi më se e suksesshme, duke ia dalë pa problem.

Madje pak më vonë personat që ndodheshin brenda saj, shihen teksa dalin në sipërfaqe. /a.y/noa.al