Transmetuar më 16-03-2018, 16:43

Të bjerë ar nga qielli! Është kjo ajo që ka ndodhur në Rusi, ku më konkretisht kanë rënë 172 lingota ari. Thuajse tre ton e gjysmë metal i çmuar, u shpërndanë në pistën e një aeroporti në Siberi.

Ngjarja ndodhi në Yakutsk këtë të enjte, në pjesën verilindore të rajonit, ku një avion An-12, i cili transportonte rreth 9 ton ar, diamat dhe platin, humbi së paku 172 lingota ari, teksa po ngrihej në fluturim.

Nuk përjashtohet mundësia që lingota (pllaka ari), të tjera të jenë rrëzuar më tej.

Duket se ngarkesa e çmuar nuk ishte fiksuar siç duhej. Avioni u ul pak pas incidentit, në aeroportin e afërt të Magan, rreth 12 kilometër larg Yakutsk, shkruan noa.al.

Pesë anëtarët e ekuipazhit janë të gjithë mirë, ndërkohë që po merren në pyetje mbi gjithë sa ka ndodhur, teksa hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al