Transmetuar më 16-03-2018, 14:00

Të paktën katër persona u  vranë dhe 10 të tjerë janë lënduar pasi një urë këmbësorësh u rrëzua pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës në Miami, thonë zyrtarët.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën duke kërkuar për viktima që mund të jenë bllokuar nën strukturën e mbikalimit.

Ura rreth 950 ton dhe 53 metra ra mbi një autostradë me tetë korsi të enjten pasdite, duke shtypur së paku tetë automjete, tha policia.

Ura u rindërtua të shtunën. Ajo është ndërtuar duke përdorur një metodë të quajtur "ndërtimi i përshpejtuar i urës" për të shmangur ndërprerjen e trafikut.

Filmimet nga ajri  tregojnë të parët që ndodheshin në ngjarje tek përpiqen të shkojnë te makinat e ndodhura nën urë.

Universiteti lëshoi një deklaratë duke thënë se përpjekjet e shpëtimit ishin ende në zhvillim e sipër.

“Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar për ngjarjen tragjike që ndodhi. Në këtë kohë jemi të fokusuar në proçesin e shpëtimit dhe të mbledhjes se informacionit”, tha  zëdhënësi i universitetit.