Transmetuar më 16-03-2018, 13:44

Brittany, një vajzë amerikane, ishte për një vizitë në një kopsht zoologjik me mikeshën e saj, Natasha. Natasha ishte shtatzënë prej rreth 27 javësh dhe, në pamundësi për të nxituar, ecte tepër ngadalë.

Moti i nxehtë e kishte lodhur, ndaj vendos të bëjë një pushim të vogël pranë vendit ku qëndronte një tigër femër në dukje e egër.

Kur e ka parë kafshën të afrohej drejt xhamit ku ajo ishte ulur, vajza e re ka vendosur të bëjë një selfie me të dhe ta shpërndante në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mikesha e saj, Brittany, ka regjistruar çdo gjë me celularin e saj dhe ka arritur të kapë një skenë tepër të bukur. Askush nuk e kishte imagjinuar se do të ndodhte diçka e tillë.

Sapo tigri ka parë barkun e vajzës, e ka kuptuar se ajo mbante një jetë brenda saj. Reagimi i tigrit ka qenë mahnitës.

Ajo zgjatej e lumtur drejt barkut të Natashës përmes xhamit, duke kërkuar të përkëdhelej me barkun e saj përmes xhamit. Natasha e ka vënë re diçka të tillë dhe është çuar në këmbë. Është afruar më tepër me xhamin dhe tigri lëvizi duke mbështetur kokën në barkun e saj.