Transmetuar më 16-03-2018, 13:25

Meqë pranvera është zyrtarisht e pranishme, është koha të lësh mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij. Ashtu siç pastron shtëpinë kur hyn pranvera, edhe trupi ka nevojë për të njëjtën gjë.

Pa harruar që vera po afron dhe nuk mund të jesh gati për bikinit brenda dy ditësh. Pa një përpjekje të madhe, ja ku janë metodat natyrale për të pastruar trupin në këtë stinë. Pse nuk e fillon që sot?

Bëj një plan të ri për vaktet- Lëri mënjanë ushqimet e rënda dhe të yndyrshme të dimrit dhe fillo një dietë të re me ushqime organike. Në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me vitaminë C, është kusht i çdo dite: kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet jeshile.

Pi më shumë çajra bimorë- Çaji bimor, ndoshta nuk është pija më e shijshme për mëngjes, po është shumë më i shëndetshëm se sa kafja e zezë, madje edhe çaji jeshil. Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Pi më shumë ujë- Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës. Në këtë kohë nuk është e thënë të pish ujë si zakonisht. Shto disa boronica për të përmirësuar shijen.