Transmetuar më 16-03-2018, 12:10

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti i fazës çerekfinale të Champions League.

Përballje titanësh do të jetë sfida mes Juventusit dhe Reali të Madridit. Po ashtu mjaft interesant pritet të zhvillohet edhe derbi mes dy klubeve angleze Mançester Siti dhe Liverpul.

Në ndeshjet e tjera Barcelona do të përballet me italianët e Romës, ndërsa Sevija me gjermanët e Bayern Mynih.

 Takimet e para do te luhen ne 3 dhe 4 prill, ndersa ato te kthimit ne 10 dhe 11 prill./m.sh/noa.al