Transmetuar më 16-03-2018, 11:37

FSHF ka bërë publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidën miqësore të 26 marsit me Norvegjinë në Elbasan Arena.

Panucci ka zgjedhur të ftojë 24 futbollistë, ku tre prej tyre debutojnë për herë të parë në kombëtare. 

Si pasojë e disa mungesave tekniku italian ka patur mundësinë të ftojë 3 talente si Herdi Prenga, Bujar Lika dhe Enis Gavazaj.

Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit. Mbetet jashtë, mesa duket përfundimisht, kapiteni Ansi Agolli. 

Nga të ftuarit e përhershëm mungojnë Agolli, Basha, Veseli, Llullaku, Memushaj dhe Kaçe. 

Natyrisht, duke qenë ndeshje miqësore, përplasja me Norvegjinë do t’i shërbejë trajnerit Panucci për të parë nga afër disa lojtarë të rinj, që mund të jenë pjesë e fushatës kualifikuese për “Europianin 2020”./b.l/noa.al/