Transmetuar më 16-03-2018, 11:20

Një djalë gjashtë vjeçar i lindur pa sy është vetëm një nga 60 rastet në botë që janë të prekur nga kjo gjendje e rrallë. Sipas Daily Mail, Christian Buchanan nga Tennessee, SHBA, vuan një plasaritje e fytyrës.

Që kur vogëlushi u lind me plasaritje të mëdha në fytyrë, Christianit i është dashur të ushqehet me një tub duke qenë se ka kaluar shtatë operacione për të rikonstruktuar fytyrën.

Pavarësisht nga kjo gjendje, e cila e ka lënë 6 vjeçarin të paaftë për të parë, nëna e tij Lacey është kujdesur që ky çrregullim të mos e pëngojë të miturin për të jetuar jetën.

Ajo është angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi aftësitë e kufizuara me shpresën për t’i bërë njerëzit të pranojnë ata që janë ndryshe.

Dyshimet e para mjekët i konstatuat gjatë javës së 19 të shtatzënisë, ku kuptuan se diçka nuk po shkonte mirë me foshnjën ende të palindur.

"Unë fillova të qaja. Nisa të bëja eko pothuajse çdo javë dhe pak kohë më pas na u tha se diçka nuk shkonte me Christian. Por edhe pse ekoja u realizua në 3D mjekët nuk mund t’i tregonin se çfarë ishte saktësisht gabim me fëmijën e tyre, shtrirjen e defekteve të tij të fytyrës apo edhe nëse ai do të mbijetonte”, tha Lacey.

Ajo që ata dinin ishte se ai ishte duke luftuar një betejë tjetër brenda mitrës së saj. Mjekët thanë se ai kishte sindromën ABS. Kjo është një gjendje ku placenta prishet, duke formuar pak fibra brenda mitrës që mund të rrinë me fëmijën kudo, duke kufizuar rrjedhjen e gjakut.

Ekziston rreziku që pjesa e trupit që preket mund të amputohet ose të mos zhvillohet siç duhet. Për shembull, nëse fibrat bashkohen me një gisht, foshnja humbet atë gisht.

Christiani i kishte këto fibra në fytyrë. Pavarësisht nga lajmet shkatërruese, Chris dhe Lacey hodhën poshtë parashikimet se djali i tyre do të lindte i verbër ose i dëmtuar mendërisht.

Fatmirësisht, vogëlushi i mbijetoi lindjes. Megjithatë mjekët kanë frikë se ai kurrë nuk mund të jetë në gjendje të udhëheqë një jetë normale, e më tepër të shndërrohet në djalin e lumtur që ai është sot./b.l/noa.al./