Transmetuar më 16-03-2018, 11:03

Ndodh që gjatë gjithë ditës ke qenë mbi taka dhe pasi hyn në shtëpi, këmbët thuajse nuk i ndien fare.

Këmbët e lodhura mund të të bezdisin edhe të nesërmen kur të veshësh këpucët e tjera ngaqë nuk janë çlodhur ende. Po si ta eliminosh dhimbjen e këmbëve dhe t’i kesh ato të buta?

Ju duhet soda e bukës, e cila ka veti antiseptike dhe efekt qetësues për këmbët, sidomos për thembrat. Nuk të kushton asgjë dhe është një ndër metodat natyrale më të suksesshme.

Përbërësit: 4 lugë gjelle sodë buke dhe rreth 30-35 litra ujë. Hidhe sodën në ujë dhe vendosi këmbët 10­25 minuta.

Me një gur të ashpër për thembrat masazhoi ngadalë thembrat dhe shputën e këmbëve. Për t’i pasur edhe më të buta, përdor pak vazelinë dhe masazhoji me mollëzat e gishtave.

Pas 20-25 minutave, vish çorape pambuku dhe mbaji gjatë gjithë natës. Përsërite këtë teknikë për 1 javë, pusho një javë tjetër dhe përsërite. Vepro kështu deri në 4 seanca do e kuptoni menjëherë efektin.