Transmetuar më 16-03-2018, 10:28

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka mbyllur grevën e urisë që po mbahej nga ish- të përndjekurit politikë përballë selisë së parlamentit.

Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm disa grevistë u shoqëruan në komisariat ndërsa u liruan pas disa orësh.

Duke folur për mediat ata u shprehën se janë mbajtur gjatë gjithë natën në ambientet e policisë, ndërsa pretendojnë se edhe janë keqtrajtuar.

“Na morën natën, madje edhe pa këpucë. Na keqtrajtuan në polici, na lanë të lirë në orën 08:00. Na e prishën dhe çadrën që kishim ngritur. Na morën zvarrë”, u shprehën grevistët.

Prej 5 ditësh ata ishin futur në një grevë para parlamentit, aty ku u vetëflijuar ish- i përndjekuri Lirak Bejko./m.sh/noa.al/