Transmetuar më 16-03-2018, 07:26

Nga të gjitha pjesët e trupit, fytyra është më e ekspozuara ndaj ndryshimeve stinore, papastërtive të ndryshme dhe gjithçfarë faktori të jashtëm. Për këtë arsye kërkon një përkujdes më të madh.

Në ditë të ndryshme, me kohë të ngrohtë apo ditë të ftohta edhe fytyra kërkon trajtimin të veçantë. Pastrimi dhe pse duket si një procedurë e rëndomtë, është baza e trajtimit të fytyrës. Prandaj është shumë e rëndësishme të bëjmë kujdes. Ja gabimet që bëni gjatë larjes së fytyrës:

Lani fytyrën me gjithë grim- Sa herë e keni bërë këtë gjë, e keni gjetur veten me njollat e rimelit që kullojnë mbi fytyrë apo shenjat e kremit pudër të përhapura kudo. Heqja e grimit duhet bërë më vete. Në fakt është hapi i parë që procedon larjen e fytyrës.

Tejkalimi i sasisë- Për shumë, larja një herë ose dy herë në ditë është e mjaftueshme, por një herë e tretë i bën dëm lëkurës, duke shkaktuar për ironi mbiprodhim të yndyrës. Nëse nuk ke vendosur make up, nuk e ke tepruar me krem mbrojtës, apo nuk ke djersitur shumë, eliminoje pastruesin në mbrëmje dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët. Lëkurës i bën mirë nëse herë pas here bën pak pushim nga kujdesi me produkte.

Temperatura e ujit- Është shumë i njohur miti që uji i ngrohtë hap poret dhe i ftohti i mbyll. E vërteta është që poret nuk kanë muskuj për t’u hapur dhe për t’u mbyllur. Ndërkohë që dhe pse mund të pëlqejë ndjesia e ujit të ngrohtë në fytyrë,  ai prish punë me yndyrën natyrale dhe mbrojtëse të lëkurës dhe çon në mbitharjen e saj ose mbiprodhimin e sebumit, ose yndyrës. Uji i vakët është më i mirë për të pastruar pa dëmtuar.

Mos shpëlarja e mirë e lëkurës- Nëse nuk e shpëlan mirë fytyrën rrezikon që të të bllokohen poret e lëkurës. Shpëlaje gjithmonë të gjithën, edhe kur je vonë në mëngjes ose shumë e lodhur në mbrëmje. Konturet e saj poshtë nofullës, ku nisin flokët dhe hunda janë zonat më të neglizhuara zakonisht, prandaj jepu pak vëmendje!

Fshirja me peshqir- Fshirja mund të të pëlqejë, por ai e ngjesh dhe e tërheq lëkurën, që e dëmton elastikën. Dhe mos merr peshqirin e parë të duarve që të del përpara. Mendo për peshqirë të pastër dhe të butë që e respektojnë fytyrën e sapolarë.

Të shpenzosh shumë- Të nxjerrësh nga xhepi shuma marramendëse vetëm për pastrimin e fytyrës, nuk është veprim shumë i kujdesshëm. Zgjidh një pastrues me përbërës të thjeshtë dhe kurse për produkte që japin benfite afatgjata, si serumet apo kremrat./b.l/noa.al/