Transmetuar më 15-03-2018, 20:59

Prania e partnerit kur gratë janë duke lindur i ul asaj dhimbjet. Shtrëngimi i dorës nga partneri është një lehtësim i madh që i sjell femrës ndjenjën e sigurisë.

Hulumtuesi Pavel Goldstein nga “Universiteti i Kolorados” finalizoi një studim ku morën pjesë 22 çifte të moshave 23 deri në 32 vjeç të cilët kishin jetuar së bashku për të paktën një vit.

Studiuuesit përdorën skanera për të monitoruar valët e trurit të çifteve në situata të ndryshme, si mbajtja prej dore, qëndrimi së bashku por pa u prekur si dhe qëndrimi në dhoma të ndryshme. Në secilën situatë në krahun e grave aplikohej nxehtësi për të shkaktuar dhimbje.

Ata vunë re se valët e trurit të tyre sinkronizoheshin kur ishin brenda dhomës, por sinkronizimi ishte më i fortë në rastet kur partnerët shtrëngonin duart me njëri–tjetrin.

Goldstein shpjegoi se gjatë kohës kur partnerët mbanin dorën e njëri-tjetrit, sinkronizimi i valëve të trurit bënte që dhimbja që gruaja ndjente në krahun e saj të lehtësohej. Kjo ishte edhe më e fortë kur çiftet kishin më shumë kohë në lidhje./a.m./noa.al/