Transmetuar më 15-03-2018, 20:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku një strukturë betoni është shembur duke zënë poshtë disa automjete në lëvizje.

Bëhet fjël për shembjen e një mbikalimi i cili u inaugurua vetëm të shtunën e kaluar.

Mbikalimi lidhte universitetin e Ndërkobëtar Floridas me një kampus studentësh aty pranë shkruan noa.al.

Në pamje duken autopmjete të cilat janë zënë poshtë nga inertet ndërkohë ende nuk ka të dhëna për viktima. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

RefEruar mediave amerikane bëhet me dije se poshtë inerteve janë të bllokuar disa persona në automjete./a.m./noa.al/