Transmetuar më 15-03-2018, 17:09

Një akt mosntruoz ka përfunduar me mbetjen shtatzënë të një vajze vetëm 11-vjeçe, e cila u përdhunua nga dy burra.

Ngjarja kriminale ka ndodhur në Indi, teksa të moshuarit abuzuan seksualisht me të voglën.

Nanji Javiya, 67 vjeç, dhe fqinji i tij Arving Kubawat, 60 vjeç u arrestuan të martën, shkruan Daily Mail.Mësohet se ata, fillimisht e joshën vajzën që vjen nga një familje e varfër, dhe më pas e përdhunuan.

Por rasti doli në dritë vetëm pasi u zbulua se vogëlushja ishte 8 muajshe shtatzënë, dhe nëna e saj denoncoi në polici.

"Ajo ishte joshur nga ata me ofertën e parave”, tha një zëdhënës i policisë.

"Çështja u bë e ditur pasi u zbulua se ishte shtatzënë tetë muajsh. Fillimisht, vajza e fshehu incidentin nga anëtarët e familjes së saj, por më në fund i tha nënës së saj", vijoi ajo më tej. /k.k/noa.al/