Transmetuar më 15-03-2018, 15:14

“Le të bëhemi gati për Luftën e III Botërore”. Kështu ka deklaruar sot Presidenti i Turqisë, Erdogan.

Gjatë fjalës së tij në një aktivitet, të cituar nga mediat greke, kreu i shtetit turk ka thënë se përgjegjëse për këtë situatë janë Shtetet e Bashkuara.

Ai i referohet bazave që ka ngritur SHBA në Siri, dhe të cilat janë drejtuar kundër Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar njëzet bazat në Siri, bazë që është drejtuar kundër Rusisë dhe mund të bëhet shkak për të shpërthyer Luftën e Tretë Botërore. Pyetja është, pse ata kanë nevojë për bazat amerikane në Siri”- tha Erdogan.

Ai u kërkoi turqve të përgatiten për të gjitha mundësitë, edhe atë të shpërthimit të luftës.

“Le të bëhemi gati për Luftën e 3 Botërore. Ne duhet të jemi gati për të gjitha mundësitë”- tha Erdogan. /k.k/noa.al/