Transmetuar më 15-03-2018, 14:40

Kungulli është i pasur me zink, antioksidantë dhe shumë vitamina, kështu që mbron lëkurën nga rrudhat apo njollat e moshës, si dhe shërben si një scrub i lehtë duke i dhënë fytyrës një shkëlqim të dukshëm. E ke afër një copë kungulli? Atëherë fillo!

Përgatit bazën: Përzieji bashkë rreth 1/4 filxhan kungull dhe një vezë. E verdha e vezës i shton maskës lëndët ushqyese, ndërsa e bardha i jep një efekt shtrëngues lëkurës, duke ndihmuar në këtë mënyrë tërheqjen e rrudhave.

Nëse ke lëkurë të thatë, shto një lugë çaji mjaltë, e cila jo vetëm shton lagështirën, por pengon tharjen falë efektit antibakterial.

Nëse ke lëkurë të yndyrshme, përzieje masën me disa pika uthull molle ose me pak lëng boronice për një efekt më elastik.

Aplikimi: Përhape të gjithë masën e përgatitur në fytyrë dhe lëre për 15-20 minuta. Më pas laje me ujë të bollshëm në temperaturë ambienti. Do të zbulosh një fytyrë të re, më të ndritshme dhe më të pastër./b.l/noa.al/