Transmetuar më 15-03-2018, 14:24

Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në Jug- Qendër por shira mesatarë në zonat Veriore.

Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat në zonat Veriore ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie me 2- 3°C do të pësojnë temperaturat e mesditës.

Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa 

Europa Jugperëndimore duke përfshirë Mesdheun dominohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Më problematike situata paraqitet në gadishullin Ballkanik dhe Europën Juglindore.

Ndërsa Europa Veriore dhe pjesërisht Qendra dhe Lindja e Europës dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare./b.l/noa.al/