Transmetuar më 15-03-2018, 13:41

Kampionati Botëror "FIFA 2022" që do të mbahet në Katar do t’i kushtojë këtij shteti rreth 220 miliardë dollarë. Kjo shifër është rreth 60 herë me e lartë se shuma që shpenzoi Afrika e Jugut në edicionin e vitit 2010.

Ndërsa kampionati Botëror i mbajtur në Brazil në 2014 kushtoi rreth 11.63 miliardë dollarë.

Por ajo që i shqetëson më tepër organizatorët është siguria gjatë këtij evenimenti botëror, ndaj ata kanë arritur marrëveshje me agjenci të ndryshme për të siguruar njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme, si dhe me Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (Interpol) dhe Qendrën Ndërkombëtare për Sigurinë Sportive (ICSS) ).

Po ashtu një bashkëpunim i fundit është bërë me Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al Thani dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunimin e sigurisë. Ndërsa diskutuan sfidat e ndryshme me të cilat përballet rajoni dhe bota si një e tërë, së bashku në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Qëllimi i Katarit për të forcuar sigurinë gjithashtu ka një kontekst historik për të.

Shpërthime nga e kaluara

Lojërat Olimpike përjetuan ditën e tyre më të errët gjatë evenimentit të Mynihut më 1972. Grupi militant palestinez, "Black September" morën peng ekipin kombëtar izraelit, ndërsa rezultati ishte therja e njëmbëdhjetë atletëve dhe trajnerëve, së bashku me një polic gjerman.

"Po ashtu në vitin 2002, grupi separatist bask, E.T.A., shpërtheu një makinë bombë në afërsi të stadiumit kryesor të Madridit, "Santiago Bernabau", disa orë përpara fillimit të gjysmëfinales së Champions League-s mes Real Madrid dhe rivalëve të Barcelonës", raporton Doha News.

Përpara fillimisht të Lojrave Olimpike të Pekinit, Kina vendosi një numër të konsiderueshëm forca sigurie, duke pretenduar se kishte zbuluar një komplot terrorist. Në fund të vitit 2015, Parisi u godit nga një seri sulmesh. E gjitha filloi jashtë stadiumin kombëtar të futbollit në "Saint Denis" dhe përfundoi me sulmin famëkeq në Teatrin "Bataclan".

Në dhjetor të 2016-ës, në Stamboll jashtë ambienteve të një stadiumi një dëshmitar pa me sy një shpërthimi të tmerrshëm të disa makinave. Ndërsa në prill të vitit 2017, autobusi i Borussias së Dortmundit u përball me një sërë shpërthimesh të kontrolluara, duke sjellë lëndimin e një lojtar./m.sh.noa.al/