Transmetuar më 15-03-2018, 11:24

Vijon konflikti mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe pas helmimit të agjentëve në Londër.

Sot qeveria ruse përmes ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov u shpreh se do të dëbojnë nga Moska të gjithë diplomatët britanikë. Kjo përgjigje vjen pas masës së ndërmarrë nga Britania e Madhe një ditë më parë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë.

Vendimi i Britanisë erdhi pasi Moska refuzoi të shpjegonte sesi një agjent nervor i prodhuar në Rusi u përdor në helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

 “Së shpejti, por do të ndodhin. Ua premtoj këtë gjë”, tha Lavrov para mediave vendase.

Sipas Lavrov qasja e Britanisë së Madhe ndaj kësaj çështjeje është nxitur veçanërisht prej problemeve qeveritare mbi “Brexit”-in.